ABU DHABI & DUBAI TOUR

(0)
image

Tour Details


Included
  • Fluturimin direkt dhe taksat aeroportuale
  • Transfertat dhe Turet dhe Autobuz 2023 Wi-fi
  • Akomodimi 1 nate ne ABU DHABI dhe 3 nete ne DUBAI
  • Akomodimi ne hotele me mengjes te perfshire
  • Te gjitha transfertat sipas programit
  • City Tour Dubai + ABU DHABI me guide lokale
  • Guide profesionale shoqeruese SHQIPTAR
Excluded
  • Vaktet e papermendura ne program
  • Bagazhet ekstra
Tour Map

Dita 01: Udhetimi Tirane – Abu Dhabi (Fluturimi direkt me Wizz Air)

Nisja nga Tirana ne 18:30 dhe mberritja ne Abu Dhabi ne 01:40. Numri i Fluturimit : SW7092 Transferta dhe akomodimi ne hotel me 4* ne Abu Dhabi me mengjes te perfshire.

Dita 02 Abu Dhabi City Tour (Turi i qytetit te Abu Dhabit)

Abu Dhabi – Njihet ndryshe si ”Manhatani i Arabise” per shkak te gradacelave ultra moderne. Kryeqyteti i Emirateve te Bashkuara Arabe, shtrihet ne nje ishull ne forme T-je, prane gjirit te Persise. Aty do te kemi mundesi per te vizituar vendet e mrekullueshme si Xhamine “Sheikh Zayed”, nje kryeveper e arkitektures neo-islamike si edhe nje nga xhamite me te bukura ne te gjithe boten. Xhamia ka mbi 1.000 shtylla ne zonat e saj e jashtme te cilat jane te veshura me me shume se 20.000 panele mermeri me gure gjysme te çmuar, duke perfshire guaskat, perlat etj. Vizita e kesaj xhamie eshte nje pervoje vertete e paharrueshme. Vizita vazhdon duke pare “Pallatin e Emirateve” shume luksoz, i cili ndodhet ne vendin e tij mbreselenes. Me pas do te vizitojme Heritage Village, Marina Mall si edhe ishullin “Saadyat” i cili ofron nje pasqyre te vertete ne zhvillimin e qytetitme te pasur te botes. Ne vazhdim vizitojme edhe ishullin "Yas" ne te cilin ndodhet kompleksi "Ferrari World" dhe pista e garave te "Formula 1" - Pas perfundimit te programit, kthimi ne Dubai. Sistemimi dhe fjetje ne Delta Hotels by Marriot 4* me mengjes.

Dita 03: Dubai City tour (Turi i qytetit te Dubait)

Fillimisht do t'i drejtohemi Xhamise Jumeriah (e cila eshte nje nga xhamite me te bukura ne Dubai). Me pas vazhdojme ne rrugen e famshme Sheikh Zayed (cilesuar edhe si arteria kryesore e qytetit). Gjate kesaj rruge do te kalojme ne Zonen e Biznesit (e mbushur me godina vertete unike) si psh Emirates Tower dhe Qendra e Tregetise Boterore. Gjithcka duket ne harmoni te plote dhe ky program do te vazhdoje te na tregoje mrekulli te tilla si: Burj Kalifa e cila eshte ndertesa me e larte ne bote 818 m, dhe prane saj ndodhet Dubai Mall, qe eshte Qendra Tregtare me e madhe ne bote. Vazhdojme viziten tone ne brendesi te Palmes Jumeirah, e cila eshte nje arkitekture shume e vecante e ndertuar totalisht mbi uje. Aty do kemi mundesi te shohim Hotelin luksoz Atlantis The Palm dhe mundesi per foto panoramike. Me pas do te vizitojme hotelin Burj Al Arab, i cili eshte hoteli i vetem ne bote me 7*. Mundesi per kohe te lire ne Pazarin e Erzave dhe Frutave te thata duke perfundur programin tone ne zonen e famshme Dubai Gold Souk, e cila per nga vete emri eshte zona me e njohur e Argjendarise ne Lindjen e Mesme. Vazhdojme me Dubai Marina qe eshte edhe shetitorja me e njohur ne Dubai ku mund te shohim edhe Klubin e Jahteve . Kohe e lire per dreken dheme pas akomodimi ne hotel. Optional: Bileta e Hyrjes ne Burj Khalifa - 65 EUR per person. 19:00 - 21:00 Yacht Tour - 60 Euro Per person

Dita 04: Free day (Dite e lire)

Aura Morning Pool Experience - 95 Euro Per person Safari ne shkretetire - 69 Euro per person me darke te perfshire Largohuni per pak nga jeta e ngarkuar e qytetit dhe shijoni shkelqimin e shkretetires se Dubait me turneun tone te safarit ne shkretetire ne mbremje. Zgjedhim mbasditen pasi eshte koha me e mire per te vizituar shkretetirat qe gjate mbremjes ftohen per te mirepritur driten e henes dhe vizitoret nga e gjithe bota.

Dita 05: Check-out nga hoteli dhe transferim per ne Aeroportin Internacional te Abu Dhabi

Udhetimi Abu Dhabi - Tirane (Fluturimi direkt me Wizz Air) Nisja nga Abu Dhabi ne 14:05 dhe mberritja ne Tirane ne 16:55. Numri i Fluturimit: SW7091

KUJDES: PASAPORTA

Cdo klient duhet te kete se paku 6 muaj validitet ne pasaportat e tyre. Pasaporta me me pak se 6 muaj validitet nga dita e nisjes nga Tirana, do te ndalet ne check-in te aeroportit dhe do te ndalohet kalimi nga policia kufitare. TRAVEL EXPERIENCE nuk merr asnje pergjegjesi mbi kostot shtese qe mund te rezultojne pas kesaj ndalese, nje gje e tille eshte pergjegjesi e pasagjerit.

0
Based on 0 ratings

5

NAN%

4

NAN%

3

NAN%

2

NAN%

1

NAN%

Please login to add rating!

image
399.00
  • 5 Dite
  • 02, October, 2023
  • 25 Availability
  • Depature Time 2023-10-02 11:30 PM
  • Return 2023-10-06 07:05 PM
  • Total Capacity 25 Persons
Completed